image Osmani: Gëzuar Dita e Çlirimit, kësaj radhe nga Tokio

Politikë

Osmani: Gëzuar Dita e Çlirimit, kësaj radhe nga Tokio

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Çlirimit përmes një postimi nga Tokio, ku po qëndron për vizitë zyrtare, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gëzuar Dita e Çlirimit, kësaj radhe nga Tokio! Nga Kosova në Japoni, shpirti i çlirimit dhe vendosmërisë së popullit tonë nuk shuhet kurrë”, shkroi ajo.

Në mesazhin e saj, Osmani theksoi rëndësinë universale të betejës për drejtësi dhe liri, duke e cilësuar atë si një përpjekje që i përket të gjithë njerëzve, pa dallim vendndodhjeje.

“Liria na bashkon – sot dhe përherë”, përfundoi Presidentja mesazhin e saj, duke e lidhur frymën e 12 qershorit me përkushtimin e Kosovës për paqe, drejtësi dhe partneritet ndërkombëtar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/