Presidentja e Republikës së Kosovës ka thirrur takim për të enjten, me partitë politike, ku pritet të diskutohet data e zgjedhjeve të reja lokale.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltari për media i Presidentes.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale”.
“Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, tha Kupina për Gazetën Sinjali.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!