Deputetja në largim e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sot në seancën plenare i është dhënë fund qeverisë e cila kishte skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës.
“Sot i dhamë fund Qeverisë me mandatin më të shkurtë, por me skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo ka thënë se sot është fillimi i fundit të mentalitetit të kësaj qeverie, mentalitet të cilin ajo e ka quajtur “plaçkitës”.
“Sot është fillimi i fundit të mentalitetit plaqkitës. Nga tetori, po vjen koha e mirëqeverisjes”, ka shkruar Osmani. /Sinjali