Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka deklaruar se është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia. Sipas saj, NATO dhe ushtria e Kosovës do t’i parandalojnë skenarët e presidentit serb.
Në një intervistë për gazetën kroate, Veçernji List, Osmani ka folur edhe për raportet mes Kosovës dhe Kroacisë.
“Jam shumë krenare për marrëdhëniet e mia me Kroacinë. Si presidente, unë jam aktivisht e përfshirë në bashkëpunim me të gjitha institucionet në Kroaci për të bashkuar vendet dhe njerëzit tanë, për të hequr çdo pengesë në rrugën e bashkëpunimit tonë, për të bërë gjithçka për të mirën e popullit tonë”.
Osmani po ashtu u deklarua për bisedimet me Serbinë dhe provokimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit dhe se pse e kundërshton themelimin e Asociacionit.