image Osmani e uron Trump: SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës

Zgjedhjet SHBA

Osmani e uron Trump: SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Donald Trump dhe James David Vance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara.

“SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike”.

Rikujtojmë sërish se kandidati i republikanëve, Trump nuk është shpallur ende zyrtarisht si president.

Kosova njihet si një prej shteteve më proamerikane në botë.

SHBA-ja ka ndarë për këtë shtet mbi 2 miliardë dollarë prej vitit 1998.

Mbështetja amerikane ka qenë vendimtare për nisjen e bombardimeve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) kundër caqeve të ushtrisë serbe, më 1999, dhe në rrugën e Kosovës drejt pavarësisë.

Uashingtoni ka qenë ndër të parët që e ka njohur shtetësinë e Kosovës, më 2008.

Udhëheqës shtetërorë kosovarë e përsërisin shpesh që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.

/GazetaSinjali/