image Osmani e takon në New York kongresistin Lawler, flasin për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkan

Politikë

Osmani e takon në New York kongresistin Lawler, flasin për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkan

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo sonte ka takuar Kongresistin Mike Lawler.

“Sot në New York takova edhe Kongresistin Mike Lawler me të cilin diskutuam për përpjekjet tona të përbashkëta për të promovuar paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Osmani.

“Një partneritet i fortë SHBA-Kosovë jo vetëm që siguron stabilitet rajonal, por edhe më shumë prosperitet të përbashkët”.

/GazetaSinjali/