image Osmani e pret Bettel, flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Politikë

Osmani e pret Bettel, flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian

news image

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Xavier Bettel.

“Diskutuam prioritetet tona të përbashkëta dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian”, ka shkruar Osmani.

Bettel gjatë ditës është takuar edhe me zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

Njoftimi i plotë:

Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Zv.Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, Xavier Bettel, për t`i diskutuar prioritetet tona të përbashkëta dhe rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

/GazetaSinjali/