image Osmani e nis takimin me liderët e partive, mungon Kurti

Politikë

Osmani e nis takimin me liderët e partive, mungon Kurti

news image

Presidentja Vjosa Osmani e ka filluar takimin me kryetarët e partive politikë të Kosovës.

Ajo në hyrje të takimit ka bërë të ditur se arsye për këtë tubim të liderëve të partive vendore është caktimi i një date për zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Në këtë takim të pranishëm nuk ishin asnjë përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosje.

Osmani tha se ky takim duhet të ndodhë pasi e thotë edhe Kushtetuta e Kosovës.

“Ftesa për këtë takim me kryetarët e partive politike është bazuar në kompetencat kushtetuese të institucionit të Presidencës së Republikës së Kosovës për shpalljen e zgjedhjeve të Republikës”, ka thënë Osmani.

/GazetaSinjali/