image Osmani dhe Hovenier mbajnë takimin e rregullt, bisedojnë për sigurinë e energjinë

Politikë

Osmani dhe Hovenier mbajnë takimin e rregullt, bisedojnë për sigurinë e energjinë

news image

Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Osmani dhe Hovenier kanë biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe vazhdimin e koordinimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe ShBA-ve.

Presidenca thotë se e para e vendit dhe ambasadori amerikan kanë biseduar edhe për çështje të sigurisë, sundimit të ligjit dhe energjisë.

/GazetaSinjali/