image Osmani dekoron me medalje Presidenciale Ushtarake kontigjentin ukrainas të KFOR-it

Politikë

Osmani dekoron me medalje Presidenciale Ushtarake kontigjentin ukrainas të KFOR-it

news image

Për kontributin e dhënë në KFOR, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar kontigjentin ukrainas me Medaljen Presidenciale Ushtarake.

Në fjalimin e saj, Presidentja Osmani theksoi solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës.

“Medalja e sotme është një mishërim i mirënjohjes sonë ndaj ushtrisë suaj, si dhe mënyra jonë për të respektuar profesionalizmin që ata kanë shfaqur në Kosovë dhe trimërinë që po shfaqin gjatë kësaj kohe të errët për kombin ukrainas”, ka theksuar Osmani.

1400 ushtarë ukrainas kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 1999 duke kontribuar për paqe dhe siguri.

/GazetaSinjali/