Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin austriak, Aleksandër van der Bellen, për `Ditën Kombëtare të Austrisë`.
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Osmani ka shkruar se Austria ka qëndruar si një nga aleatët më të afërt të Kosovës.
Ajo bëri të ditur se lidhjet diplomatike, ekonomike dhe njerëzit me njerëzit, të forcuara nga diaspora e gjallë kosovare në Austri, shërbejnë si një urë lidhëse e qëndrueshme ndërmjet vendeve tona.
“Urime presidentit Van der Bellen dhe popullit të Austrisë për Ditën e tyre Kombëtare! Austria ka qëndruar si një nga aleatët më të afërt të Kosovës dhe është inkurajuese të dëshmojmë se bashkëpunimi ynë bëhet më i fortë çdo vit. Lidhjet tona diplomatike, ekonomike dhe njerëzit me njerëzit, të forcuara nga diaspora e gjallë kosovare në Austri, shërbejnë si një urë lidhëse e qëndrueshme ndërmjet vendeve tona”, ka shkruar Osmani.
Congratulations to President @vanderbellen and the people of Austria on #Nationalfeiertag, their National Day! 🇽🇰🇦🇹
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 26, 2024
Austria has stood as one of Kosovo's closest allies, and it is heartening to witness our cooperation grow stronger with each passing year. Our diplomatic,… pic.twitter.com/dVHSYIQj9y