image Osmani arrin në Samitin e BE-së: S’dua të krijoj pritshmëri për liberalizim

Politikë

Osmani arrin në Samitin e BE-së: S’dua të krijoj pritshmëri për liberalizim

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është liderja e parë që ka arritur në Samitin e BE-së.

Ajo shkurt foli për mediat e huaja, duke thënë se në këtë takim është duke i përfaqësuar qytetarët e Kosovës.

Osmani shtoi se dëshirojnë një mesazh të qartë nga familja evropiane për Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tij.

“Ne përkasim në mes të familjes evropiane dhe shteteve evropiane, familja evropiane ku ne kemi kontribuar me shekuj për vlerat në të cilat sot Bashkimi Evropian qëndron. Jam këtu sot, gjithashtu të dërgoj një mesazh në emër të qytetarëve të Kosovës se ne kemi nevojë për një zë të qartë nga Bashkimi Evropian”, tha presidentja.

“Ne kemi nevojë për një mesazh të përbashkët nga Bashkimi Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor sepse sa më shumë hapësirë që lihet për faktorë të tjerë të dëmshëm padyshim që do ta përdorin, kështu që shpresojmë se do të dëgjojmë një perspektivë të qartë sot nga të gjitha vendet anëtare të BE-së”, shtoi ajo.

Në lidhje me liberalizimin e vizave, Osmani u shpreh se nuk dëshiron të krijojë pritshmëri por theksoi se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

Gjithashtu, Osmani u shpreh se pret një zë të unifikuar të Bashkimi Evropian rreth të ardhmes së Ballkanit Perëndimor.

/GazetaSinjali/