image Osman Kelmendi tregon se si u ekzekutua vëllau i tij Qerimi

Kosovë

Osman Kelmendi tregon se si u ekzekutua vëllau i tij Qerimi

news image

Mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi. Ai është vrarë më pas edhe djegur në makinën e tij në një rrugë në Zahaq të Pejës.

Lidhur me vrasjen e tij, para mediave ka folur Osmani, vëllai i Qerimit. Sipas asaj që thotë Osman Kelmendi, vëllai të tij i është bërë pritë dhe më pas është ekzekutuar.

“Vëllain tim e kanë zënë në pritë mbrëmë njëherë e kanë ekzekutu pastaj e kanë djegur veturën. Ai ka qenë në qytet mbrëmë. Gjithmonë ka dalë i lirë për t’u shëtitur rrugëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Kelmendi më tej ka thënë se Qerim Kelmendi s’ka pasë probleme me askënd.

Familja gjithashtu i ka hedhur poshtë edhe dyshimet se Qerim Kelmendi mund të ketë qenë dëshmitar në Gjykatën Speciale.

Sipas tij, Qerimi asnjëherë s’ka thënë në familjen e tij se e kanë ftuar nga Specialja, por thotë se dëshira e tij ka qenë që të shkojë atje për të dëshmuar “Luftën e Pastër të UÇK-së”

“Bilez ai ka pas qef me shku e me folë për luftën e pastër të UÇK-së”, ka thënë Osman Kelemendi.

Lidhur me vrasjen e Qerim Kelmendit ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj./Gazeta Sinjali/