Vedat Bajrami, aktori humoristik ka paralajmëruar se “Stupcat” do të rikthehen, por ndryshe nga ai mendon Osman Azemi, aktor tjetër i Stupcave.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Osman Azemi ka njoftuar se “Stupcat” do mbesin në arkiv dhe ne kujtesën e çdo qytetari.
Postimi i plotë:
“Stupcat Mbesin në Arkiv!
Pas shumë mesazheve të ndryshme, për temën e “Rikthimit të Stupcave” ndjejë obligim t’ju informojë se Stupcat nuk kthehen. Ata qëndrojnë në arkivën dhe kujtesën e çdo familje shqiptare.
Me respekt, Osmani” shkruan aktori Azemi në njoftim.