Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim ndaj aktit të sotëm vandal të thyerjes së zyrave të Asocaicionit të Gazetarëve të Kosovës, ku u vodhën paisjet e punës.
Përmes një reagimi, OSBE thekson se gazetarët nuk duhet të pengohen në punën e tyre, përderisa kërkon hetim të shpejtë për ndriçimin e këtij rasti nga ana e policisë.
“Ne jemi të shqetësuar nga lajmet se zyrat e Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës janë thyer në dhe pajisjet e tyre janë vjedhur. Ne bashkohemi në thirrjen e Shoqatës për një hetim të shpejtë. Gazetarët nuk duhet të pengohen në punën e tyre”, thuhet në reagimin e OSBE-së./ Gazeta Sinjali/