image OSBE: E dënojmë vandalizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Nakëll

Kosovë

OSBE: E dënojmë vandalizimin e Kishës Ortodokse Serbe në Nakëll

news image

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka bërë të ditur se e dënon rastin e shkrimeve ndaj Kishës Ortodokse Serbe në Nakëll të Pejës.

Rasti ndodhi më 14 maj dhe nisën hetimet për mesazhet e urrejtjes me të cilat u prishën muret e kishës.

“Misioni mirëpret veprimin e shpejtë të Policisë së Kosovës për të hapur një hetim dhe për t’i vendosur autorët para përgjegjësisë”, ka thënë OSBE.

/GazetaSinjali/