image Oriola Marashi tërheq vëmendjen e ish-të dashurës së Neymar dhe Malumas - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

106.914

Të shëruar

99.628

Të vdekur

2.225

Oriola Marashi tërheq vëmendjen e ish-të dashurës së Neymar dhe Malumas

news image

Oriola Marashi është një nga vajzat më tërheqëse të showbizit në vendin tonë, si dhe një modele e kërkuar nga shumë kompani veshjesh.

Bukuroshja momentalisht është në një lidhje me futbollistin Eros Grezda, pjesë e kombëtares shqiptare më parë, dhe nga sa flitet e shkruhet gjërat mes tyre janë serioze.

Oriola, siç ndodh zakonisht, poston foto në rrjetet sociale dhe sigurisht komentet pozitive dhe komplimentet zënë vendin kryesor. Veç ndjekësve, ka edhe persona të famshëm që i thurin elozhe modeles bukuroshe.

Së fundmi i ka shkruar edhe ish-e dashura e Neymar, Natalia Barulich. “Perfeksion”, shkruan 29-vjeçarja amerikane, me baba kubanez dhe mama nga Kroacia.

Natalia, veçse modele, ka kënduar dhe ka qenë Deejay, si dhe njihet edhe për lidhjen e saj me këngëtarin e njohur Maluma.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin