image Organizohet ceremonia e dytë e dërgimit të ushtarëve të Kosovës në misione paqeruajtëse

Kosovë

Organizohet ceremonia e dytë e dërgimit të ushtarëve të Kosovës në misione paqeruajtëse

news image

Ceremonia e radhës e organizuar me rastin e dërgimit të përbashkët të trupave nga Forca e Sigurisë Kosovës dhe Garda Kombëtare e Iowas në mision paqeruajtës u mbajt në Qytetin Johnston.

Me ftesë të Gardës Kombëtare të Iowa-së, shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku i shoqëruar nga Koloneli Ilir Qeriqi, Attashe ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Washington, DC, morën pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e dërgimit të përbashkët të trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare e Iowas në mision të përbashkët paqeruajtës (Sendoff ceremony for the 3654 Support Maintenance Company).

Kjo ceremoni e jashtëzakonshme u organizua nga Garda Kombëtare e Iowas në kampin Camp Dodge, dhe u nderua me përfaqësues të nivelit shtetërorë federal, ushtarak, si dhe përfaqësues lokal të Shtetit të Iowas, si: Kim Reynolds, Guvernatore e Shtetit të Iowas; Joni Ernst, Senatore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Iowa; Dave Allen, Veteran si dhe përfaqësues nga zyra e Senatorit Charles Grassley; Mariannette Miller-Meeks, Kongresmene amerikane nga distrikti i dytë, Iowa, MG Benjamin Correll, Gjenerallejtënant i Gardës Kombëtare të Iowas, Gjeneral Brigade Steven Kremer, Garda Kombëtare e Iowas, Paula Dierenfeld, Kryetare e qytetit Johnston (qytet i binjakëzuar me Pejën).

Sikurse në ceremoninë e parë, autoritete ushtarake dhe civile të nivelit federal si dhe lokal të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe Shtetit të Iowas  ju drejtuan ushtarëve që do të shërbejnë në këtë mision. Mesazhet u përcollën edhe nga autoritetet kosovare nëpërmes një video të dërguar nga Gjenerallejtënant Rrahman Rama, Komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ai falënderoi Gardën Kombëtare për ketë bashkëpunim të shkëlqyer dhe tha se ndihet i kënaqur me të arriturat e këtij bashkëpunimi dhjetë (10) vjeçar. Faleminderit popullit te Iowas si dhe udhëheqësve si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë federal për besimin ndaj të arriturave të FSK-së dhe popullit të Kosovës. Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, njofton Konsullata e Kosovës në Des Moines në Facebook. /Gazeta Sinjali/