image Organizatat e shoqërisë civile kundërshtojnë shkarkimin e Dakës: Vendim i motivuar politikisht

Politikë

Organizatat e shoqërisë civile kundërshtojnë shkarkimin e Dakës: Vendim i motivuar politikisht

news image

Njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile po e kundërshtojnë shkarkimin e Valdete Dakës, shkruan Gazeta Sinjali.

Daka u shkarkua sot nga presidentja Osmani me arsyetimin se ajo në shumë raste nuk ka arritur të jetë forcë e pavarur përballë polarizimeve politike dhe që vendimmarrja e saj të drejtohet nga interesi i përgjithshëm publik, e që për rrjedhojë ka cenuar integritetin dhe besimin e qytetarëve ndaj KQZ-së.

Organizatat kanë dalë me një deklaratë ku e konsiderojnë shkarkimin e Dakës të motivuar politikisht.

“Bazuar në vendimin për shkarkim, ne vlerësojmë që argumentet e shtruara nga Presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse. Mes tjerash, kryetares së KQZ-së i atribuohen ekskluzivisht të gjitha përgjegjësitë dhe dështimet e supozuara të KQZ-së, përkundër faktit që Kryetarja e KQZ-së është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote. Madje, rikujtojmë që puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga raportet vendore dhe ato ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim thuhet se marrja e këtij vendimi në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale përbën ndikim të drejtpërdrejtë në pavarësinë, integritetin dhe mbarëvajtjen e punës së KQZ-së në organizimin dhe administrimin e atyre zgjedhjeve.

Reagimi i plotë:

Organizata e shoqërisë civile kundërshtojnë shkarkimin e Kryetares së KQZ-së

Ne organizatat e poshtëshënuara të shoqërisë civile, kundërshtojmë vendimin e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Ky vendim konsiderojmë se është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit.

Bazuar në vendimin për shkarkim, ne vlerësojmë që argumentet e shtruara nga Presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse. Mes tjerash, kryetares së KQZ-së i atribuohen ekskluzivisht të gjitha përgjegjësitë dhe dështimet e supozuara të KQZ-së, përkundër faktit që Kryetarja e KQZ-së është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote. Madje, rikujtojmë që puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga raportet vendore dhe ato ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Gjithashtu, marrja e këtij vendimi në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale përbën ndikim të drejtpërdrejtë në pavarësinë, integritetin dhe mbarëvajtjen e punës së KQZ-së në organizimin dhe administrimin e atyre zgjedhjeve.

Demokracia për Zhvillim (D4D)

Demokracia Plus (D+)

INDEP

INPO

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

Lëvizja FOL

Organizata Nënë Tereza

Organizata Çohu

Syri i Vizionit

/Gazeta Sinjali/