image Organizata për të drejtat e kafshëve u bën thirrje grave: Hyni në grevë seksi për burrat që hanë mish

Këshilla

Organizata për të drejtat e kafshëve u bën thirrje grave: Hyni në grevë seksi për burrat që hanë mish

news image

Gratë duhet të vendosin një “ndalim seksual” për burrat që hanë mish, për shkak se ata janë të përgjegjshëm për më shumë emetime të gazrave serrë, deklaruan nga një organizatë për të drejtat e kafshëve gjatë së mërkurës.

Thirrja për grevë seksuale ndaj burrave mishngrënës ka shkaktuar zemërim në Gjermani, vend i cili njihet për dashurinë ndaj salsiçeve.

Gratë duhet “që të futen në grevë seksuale për ta shpëtuar botën”, thanë nga PETA, përpara thirrjeve për ndalim të dhomës së gjumit “për të gjithë burrat që hanë mish”, raporton The Telegraph, transmeton Telegrafi.

Dega e PETA në Gjermani vuri në dukje kërkimin e bërë vitin e kaluar nga Plos One, një gazetë shkencore, ku shkruhej se burrat shkaktonin 41 për qind më shumë se gratë për shkak se ata hanë më shumë mish. Reklama

PETA deklaroi se një “mashkullinë toksike” e tillë kërkonte dëlirësinë e detyrueshme dhe madje ndalimin e të pasurit fëmijë. Çdo fëmijë që nuk lindte do të kursente 58.6 ton CO2 në vit, thuhej ndër të tjera.

“Ne i njohim të gjithë ata, baballarët e periferive me shishe të birrave dhe masha të skarës duke rrotulluar salsiçe të 70 centëve në skarat e tyre 700 euroshe”, bëri të ditur Daniel Cox nga PETA Germany, teksa ai i akuzoi baballarët se ata e dëshmojnë burrërinë përmes konsumit të dukshëm të mishit.

“Kungullesha e njomë e shtuar nga mysafirët shikohet me dyshim dhe tolerohet vetëm me ngurrim,” tha ai, përpara se t’u thoshte burrave gjermanë të bëheshin veganë për t’u siguruar që fëmijët e tyre të kishin një planet që ia vlente të jetonin.

/GazetaSinjali/