image Kërkohet nga qeveria t'i lejojë studentët që jetojnë jashtë Kosovës, të vijnë t'i marrin gjësendet në konvikte

Kosovë

Sociale/ Kërkohet nga qeveria t’i lejojë studentët që jetojnë jashtë Kosovës, të vijnë t’i marrin gjësendet në konvikte

news image

Për shkak të pandemisë që përfshiu edhe vendin tonë, pas më shumë se dy muajsh prej kur Qendra e Studentëve është kthyer në karantinë për personat e ardhur nga jashtë, nga data 18 maj me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë studentëve në Kosovë u është lejuar të shkojnë për t’i marrë gjërat që i kanë lënë në dhomat e tyre. 

Por, një gjë e tillë nuk i’u mundësua studentëve banues të këtyre konvikteve të cilët jetojnë jashtë kufijve të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Organizata “Paqja Studentore” u ka bërë thirrje institucioneve të vendit, që në mënyrë të koordinuar të bëjnë planin e pranimit të studentëve që vijnë nga jashtë Kosovës, duke mos i dëmtuar dhe duke i trajtuar në të njëjtën mënyrë sikurse studentët kosovarë.

“Paqja Studentore u kërkon institucioneve të Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë, MAShTI-t, Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës së Studentëve, që në mënyrë të koordinuar të bëjnë planin e pranimit të studentëve që vijnë nga jashtë Kosovës, duke mos i dëmtuar dhe duke i trajtuar në të njëjtën mënyrë sikurse studentët kosovarë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Paqja Studentore u drejtohet institucioneve me këtë kërkesë:

1. Studentëve që vijnë nga jashtë Kosovës t’u lejohet hyrja në Republikën e Kosovës më së voni deri më 5 qershor
2. Të mos karantinohen studentët që hyjnë në Republikën e Kosovës
3. Të mos përdoret ndonjë lloj reciprociteti i mundshëm me Serbinë, që dëmton studentët e Luginës së Preshevës
4. Të formohet një orar i veçantë nga Qendra e Studentëve për tërheqjen e gjësendeve të studentëve që jetojnë jashtë Kosovës./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/paqjastudentore/posts/10158330001361668