Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka reaguar sërish për zgjedhjet amerikane, duke e uruar Trumpin për fitoren.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, ai ka thënë se ky është rikthimi më i madh në historinë e politikës së Amerikës.
“Rikthimi më i madh në historinë politike amerikane! Përgëzime presidentit Trump për fitoren e madhe. Një fitore shumë e nevojshme për botën”, ka shkruar ai.
The biggest comeback in US political history! Congratulations to President @realDonaldTrump on his enormous win. A much needed victory for the World!
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) November 6, 2024