Organizata e Evropës Lindore për Anti-Doping (EERADO), për dy ditë radhazi do të organizojë trajnim dhe seminar në Kosovë.
Me këtë rast, sot në Prishtinë kanë arritur drejtori gjeneral i Organizatës së Evropës Lindore për Anti-Doping (EERADO), Teimuraz Ukleba dhe menaxherja e kësaj organizate (EERADO), Tamar Svanishvili, të cilët u pritën nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe anëtari i Bordit të EERADO-s, Avni Nuha, njëherit kryetar i Komisionit Mjekësor të KOK.
Nesër do të mbahet trajnimi “Ndërtimi i Kapaciteteve të Anti-Dopingut” ndërsa të premten organizohet seminari ndërkombëtar i EERADOS me temën: “Sporti i Pastër” (Clean Sport).