Gruaja e liderit opozitar ukrainas Viktor Medvedchuk e ka lutur kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, që të ndihmojë në organizimin e një shkëmbimi mes bashkëshortit të saj dhe shtetasve britanikë në ushtrinë ukrainase të zënë robër nga Rusia.
“Zoti kryeministër, ju keni një ndikim të madh te presidenti Zelensky”, tha Oksana Marchenko në një fjalim në YouTube.
“Nëse nuk jeni indiferentë ndaj fatit të nënshtetasve tuaj, ndihmoni familjen dhe miqtë e tyre t’i kthejnë [ata], më ndihmoni të kthej Viktorin”, ka thënë ajo.