image Opozita në Turqi thotë se protestat do të mbarojnë të martën, derisa nuk tregojnë çfarë kanë plan të bëjnë tutje

Evropë

Opozita në Turqi thotë se protestat do të mbarojnë të martën, derisa nuk tregojnë çfarë kanë plan të bëjnë tutje

news image

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka fajësuar partitë opozitare për provokimin e një “lëvizje dhune” ndërsa protestat në vend vazhduan për natën e gjashtë, raporton BBC.

Protestat nisën kur Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu – kundërshtari kryesor i Erdoganit – u ndalua për akuza korrupsioni, derisa Erdogan e ka mohuar se akuzat ndaj Imamoglu janë të motivuara politikisht.

Partia kryesore e opozitës, CHP, ka thënë se protestat do të përfundojnë të martën, por pa specifikuar hapat e mëtejshëm.

Presidenti turk, Erdogan i ka quajtur demonstratat “të liga” dhe ka akuzuar opozitën për “provokime” që dëmtojnë paqen e qytetarëve.

Protestuesit, shumica prej të cilëve të rinj, janë mbledhur kundër qeverisë, por gjithashtu kritikojnë opozitën.

Deri tani, 1,133 persona janë arrestuar që nga nisja e protestave. Imamoglu është ende kandidati i CHP për zgjedhjet presidenciale të 2028-s, edhe pse është në burg. Arrestimi i tij ka ngritur zemërimin e protestuesve, që kërkojnë demokraci dhe kthimin e tij në post. Protestat janë më të mëdha që nga ato në Gezi në 2013.

/GazetaSinjali/