image Opozita lëshon sallën pasi Kurti injoroi seancën për dialogun

Politikë

Opozita lëshon sallën pasi Kurti injoroi seancën për dialogun

news image

Opozita e ka lëshuar seancën ku po diskutohet për dialogun, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo ka ardhur pasi që kryeministri Albin Kurti nuk është prezent në seancë.

Kështu u deklarua deputeti Abelard Tahiri, i cili tha se pavarësisht se e thirri vet seancën, Kurti nuk qëndroi aty as 30 minuta.

Teksa kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se Kurti qëndroi tri orë aty.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri kërkoi më pas që të përmbyllet diskutimi për këtë çështje dhe të kalojnë në pika të tjera.

Por kjo kërkesë e tij nuk është përfillur.

Kështu e gjithë opozita ka dalë nga salla e Kuvendit. /Gazeta Sinjali/