image Opozita kritikon Qeverinë për zvogëlimin e buxhetit të RTK-së

Financa

Opozita kritikon Qeverinë për zvogëlimin e buxhetit të RTK-së

news image

Qeveria e Kosovës ka planifikuar rreth 2.2 milionë euro më pak në projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin e ardhshëm për Radio Televizionin e Kosovës.

Sipas deputetëve të opozitës kjo është një qasje për të bankrotuar mediumin publik.

“Është ulë buxheti për dy milionë euro, është gabimi madh është medium publik me të gjitha vërejtjet kjo është qasje për të paralizuar, për të bankrotu televizionin publik. Shikoni vendet tjera që e kanë praktiku këtë gjë, sot janë kthy në demokraci hibride”, tha ai.

Edhe deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, reagoi duke e quajtur këtë veprim si jo të duhur.

“Nuk është veprim i duhur nuk, është mirë që të mbetet në vullnetin e ministrave fati i mediumit publik. Na mbetet neve si Kuvend që bashkë RTK të gjejmë një zgjidhje”, tha ai.

/GazetaSinjali/