Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili po zhvillohet për hetimin e krimeve të luftës.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni i koduar “Reçaku II” është duke u realizuar në disa lokacione të ndryshme, ku janë ekzekutuar edhe urdhër-kontrolle nga autoritetet kompetente.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po zhvillohen veprimet hetimore, ndërsa për rastin pritet të jepen detaje shtesë në një konferencë për media.
Hetimet janë pjesë e një procesi më të gjerë për zbardhjen e krimeve të luftës të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!