Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht sot për një aksion të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, të zhvilluar në rajonin e Prizrenit, ku cak ishin personat e përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të fajdes. Gjashtë të dyshuar përfunduan në pranga pas bastisjeve të kryera në Prizren e Suharekë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur kontrollet janë kryer në qytetin e Prizrenit dhe në fshatin Korishë, ku janë arrestuar tre persona, ndërsa tre të tjerë janë kapur në fshatrat Shirokë dhe Dubravë të Suharekës.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar për procedura të mëtejshme, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Ndaj tyre, pritet të lëshohet urdhri për ndalim policor dhe brenda afatit ligjor, të ushtrohet kërkesa për masën e sigurisë.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.