Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 57”, në bashkëpunim mes Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe DVP Durrës, duke arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Fatjan Stafa, 39 vjeçar, banues në fshatin Pjezë të Durrësit, u kap nga forcat e rendit në fshatin Hardhisht, Shijak, me qëllim ekstradimin në Itali.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Interpol Tirana po vijon procedurat e nevojshme në bashkëpunim me autoritetet italiane për ekstradimin e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!