image Operacioni “Enigma” në Durrës: Arrestohen 7 persona, mes tyre dy të arratisur ndërkombëtarë

Shqipëri

Operacioni “Enigma” në Durrës: Arrestohen 7 persona, mes tyre dy të arratisur ndërkombëtarë

news image

Policia e Durrësit ka publikuar pamjet e operacionit të koduar “Enigma”, i zhvilluar në një restorant në Gjirin e Lalzit, ku u arrestuan 7 persona, mes tyre tre me rrezikshmëri të lartë. Në video duken forcat speciale të armatosura që ndërhyjnë gjatë një dreke, ku arrestojnë të dyshuarit në flagrancë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë operacionit u sekuestruan katër armë zjarri të tipit pistoletë me fishekë në fole, dhjetëra telefona dhe shuma të mëdha parash në cash.

Ndër të arrestuarit është Xhevdet Plaku, 45 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafik droge. Ai ishte arratisur në janar 2025 nga burgu i Ankonës në Itali.

Në pranga ra edhe Flobenc Meçja, 43 vjeç, nga Shkodra, i kërkuar për përfshirje në organizatë kriminale dhe përgatitje për vrasje. Atij iu gjetën dokumente të falsifikuara dhe një armë gati për përdorim.

Po ashtu u arrestua Voltan Xhani, 39 vjeç, rezident në Holandë, i dyshuar për trafik mjetesh dhe përgatitje për vrasje në Shkodër. Edhe ky mbante armë zjarri.

Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala, deklaroi se operacioni është rezultat i hetimeve të thelluara dhe synon goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në disa qytete dhe jashtë vendit. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe lidhjeve të mundshme ndërkombëtare të grupit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/