Bonnie Blue, një yll britanik i OnlyFans, është përjashtuar përgjithmonë nga platforma pas njoftimit të saj për një “sfidë të re seksuale” ku synonte të flejë me deri në 2,000 burra në një ditë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania, e cila i tha Indy100 se përmbajtja ekstreme dhe sfidat të tilla nuk janë të lejueshme sipas politikave të përdorimit të OnlyFans.
“Sfidat dhe përmbajtja ekstreme nuk lejohen sipas politikës sonë të përdorimit. Çdo shkelje e kushteve do të rezultojë në çaktivizimin e përmbajtjes ose të llogarisë”, tha OnlyFans në një deklaratë.
Bonnie Blue kishte planifikuar të krijonte një “kopsht zoologjik dashurie” me qëllim që të thyej rekordin e saj të mëparshëm të vitit 2025, kur, sipas ekipit të saj të PR, ajo fjeti me 1,057 burra brenda 12 orësh.
Ky njoftim shkaktoi një valë kritikash por gjithashtu tërhoqi vëmendjen mediatike, që ajo e përdori për të promovuar veten.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!