OnePlus do të lansojë një telefon të mençur të ri me një bateri 6,000 mAH.
Pajisja me emrin ‘Clover’ ka një kamerë të trefishtë dhe një bateri me një kapacitet prej 6,000 mAh.
Bateria zgjat dy ditë të plota sipas kapacitetit që ka, ndërsa fuqia e mbushjes së baterisë është specifikuar si 18 vat.
Siç raporton Androidcentral, pajisja do të dalë në treg në të gjithë botën, çmimi i të cilit do të jetë në intervalin prej 200 dollarë, i cili aktualisht është pothuajse 170 euro.
Jetëgjatësia e baterisë është bërë e mundur edhe nga komponentët e kursimit të energjisë. Pajisja duhet të ketë një diagonale të ekranit prej 6.52 inç me një rezolucion prej 720 x 1.560 piksel.
Përveç kësaj, ekziston një sensor i gjurmëve të gishtërinjve në anën e pasme. /Gazeta Sinjali/