image Olta vendos të largohet, Luizi përpiqet ta ndal: Po si ka lezet kjo lojë pa ty

Bota e Yjeve

Olta vendos të largohet, Luizi përpiqet ta ndal: Po si ka lezet kjo lojë pa ty

news image

Konkurrentja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Olta Gixhari, ka vendosur që sonte të lërë lojën, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo ka deklaruar në dhomën e rrëfimit se këtë vendim e ka marrë për shkak të mungesës që ka për djalin e saj Amarin.

Ky vendim nuk u mirëprit nga banorët, madje ishte këngëtari Luiz Ejlli i cili është rival i Oltës, që i ka kërkuar asaj që të mos largohet.

“Po mos ia fut kot, si ka lezet kjo lojë pa ty”, ka thënë Luizi.

Luizi po ashtu s’i ka kursyer batutat as në një moment të tillë, duke i thënë që të vazhdojë qëndrimin në shtëpi dhe të jetë ai personi që do ta eliminojë Oltën.

“Hajde rri edhe një muaj, se ta prujnë djalin këtu e puth. Mos ik kështu, lem të qesë unë jashtë. Ta garantoj, të qes unë jashtë. Se vjen dita se do të m’bante Olta me kja, s’ma kishte marrë mendja”, tha ndër të tjera Luizi.

Ndërkohë në dhomën e surprizave, Produksioni ka sjellë djalin e Oltës.

/GazetaSinjali/