image Olta, Qetsori dhe Dea bëjnë "paktin": Nuk e meriton të shkojë në finale, hajde ti biem

Bota e Yjeve

Olta, Qetsori dhe Dea bëjnë “paktin”: Nuk e meriton të shkojë në finale, hajde ti biem

news image

Që kur Krist Aliaj u distancua nga Olta Gixhari dhe përkrahu Luiz Ejllin, aktores së njohur nuk i del e keqja dhe shpesh herë përsërit faktin që Kristi nuk e meriton të shkojë në finale.

Sipas saj, deri në një farë rrugë e solli ajo, pastaj e ndihmoi Luizi e më pas e ndihmoi Keisi Medini me lidhjen që ata krijuan së bashku.

Duke qenë se është fiksuar me idenë për të nxjerrë Kristin nga shtëpia, Olta i kërkoi Dea Mishelit dhe Qetsor Ferrunajt që ata të dy t’i “bien” Kristit, duke përsëritur sërish shprehjen, “Ai nuk e meriton finalen”.

Dea duke folur me të qeshur i tha Oltës se pasi të mbarojnë me Kristin, ata do fillojnë t’i bien njëri-tjetrit, derisa të shkojnë në finale.

/GazetaSinjali/