Bisedat për finalistët kanë qenë shumë të shpeshtë në shtëpi, ku banorët aludojnë se cilët prej tyre mund të mbërrijnë deri në finale.
Olta tha se Kiarën e sheh në finale. Ndonëse një gjë të tillë nuk e ka thënë kurrë më parë, madje sot i tha Kiarës që mezi pret që ajo të dalë nga shtëpia, nga ana tjetër ajo i tha Deas dhe Shpatit se Kiara mund të jetë finaliste.
Sipas saj, këtë ide në kokë ia futi Armaldo, i cili gjatë një bisede me të sot në mëngjes, i kishte thënë se Kiara mund të mbërrijë në finale.
Olta madje komentoi edhe veprimin e Luizit kundrejt saj. Sipas Oltës, Luizi gaboi rëndë me Kiarën dhe nëse ajo do ishte votuese, apo teleshikuese, do e kishte parë po me të njëjtin sy atë situatë.