image Olta ia tepron, komenton veshjet e Luizit: T’i sjellin rrobat falso - unë vishem me Zara

Bota e Yjeve

Olta ia tepron, komenton veshjet e Luizit: T’i sjellin rrobat falso – unë vishem me Zara

news image

Aktorja Olta Gixhari ka lëshuar perlën e radhës, pasi u shpreh se ka nivele të larta të standardit të jetesës dhe për të 100 mijë euro nuk është një shifër kushedi se çfarë.

Gjatë një bisede me banorët, Olta i është drejtuar Luiz Ejllit se atij i sjellin rroba falso dhe nëse do ta bënin këtë gjë me të do të mërzitej shumë.

Këngëtari i është drejtuar se njerëzit janë të varfër dhe nuk pretendon t’i sjellin rroba të shtrenjta pasi edhe vetë nuk është i pasur.

Ndër të tjera ka shtuar se ajo vishet me veshje të firmës “Zara”.

Pjesë nga biseda:

Olta: Myslym Shyri se ata kanë falso. E shikon që ia sjellin falso. Karton komplet i sjellin. Unë të isha në vendin tënd do isha mërzitur shumë. Të më sjellin rroba falso.

Pse duhet të veshësh falso.

Luiz: S’jam i pasur

Olta: Nuk është te pasuria po e them për ata që i sjellin.

Luiz: Janë të varfër pra. Me qenë të pasur i sjellin original. S’kanë lekë moj zemër.

Olta: Po vishu si unë me Zara.

/GazetaSinjali/