Olta e ka përmendur shpesh bashkëshortin e saj, Dorin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP, por pas daljes ka preferuar të mos e thyejë rregullin e artë, që të mos e shfaqë nëpër foto.
Megjithatë këtë herë aktorja duket se ka bërë një përjashtim pasi një fans i ka kërkuar një foto të saj me bashkëshortin dhe Olta ia ka plotësuar dëshirën. Ajo ka postuar një foto nga pushimet ku shihet Dori duke e mbajtur në krahë.
Një tjetër e pyet Oltën nëse do jetonte gjithë jetën me Dorin dhe ajo i përgjigjet: “Gjithmonë”, duke postuar edhe një foto tjetër krah tij.