image Olt Kondirolli debuton sot në Lojërat Olimpike

Sporte të tjera

Olt Kondirolli debuton sot në Lojërat Olimpike

news image

Pas suksesit të Nora Gjakovës, e cila dje fitoi medaljen e artë në Lojëra Olimpike, pritet sukses i njëjtë edhe nga notari Olt Kondirolli i cili sot do të debutojë për herë të parë në Tokio2020.

Në 100 metra stil të lirë, Kondirolli do të paraqitet në ora 12:07.

Kujtojmë se përveç Norës me medalje të artë është stolisur edhe Distria Krasniqi.

E i njëjti sukses nuk e përcjelli Donjeta Sadikun, e cila u diskualifikua sot me vendim unanim të gjyqtarëve, në përballje me Caroline Dubois nga Britania e Madhe./GazetaSinjaliSporti/