image Olsi e konfirmon ndarjen nga Egli: Ishte zgjidhja më e mirë

Bota e Yjeve

Olsi e konfirmon ndarjen nga Egli: Ishte zgjidhja më e mirë

news image

Olsi Bylyku dhe Egli Tako prej ditësh u bënë ndër temat kryesore të medias rozë për një ndarje të mundshme pas disa viteve së bashku, shkruan Gazeta Sinjali.

Shkak për këtë u bënë disa lëvizje të çiftit, të vogla por me peshë të madhe.

Fillimisht u vu re se të dy fshinë fotot me njëri-tjetrin, Egli nuk mbështeti Olsi në projektin e tij të ri, nuk uroi nënën e tij për ditëlindje siç ka bërë viteve të kaluara, e kështu me radhë.

E së fundmi, Olsi ka thyer akullin duke folur mbi marrëdhënien e përfunduar me Eglin.

Ai e ka konfirmuar se është ndarë nga partnerja e tij.

“Nuk ka pas asnjë gabim as nga unë as nga Egli. Besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë duke qenë të dy shumë njerëz të përgjegjshëm për herë të parë zgjodhëm vetën tonë”, tha ai.

Kur u pyet se a i mungon Egli, Olsi u emocionua dhe mbeti pa fjalë.

“Nuk besoj që asnjërit prej nesh nuk i mungon prania e njëri-tjetrit, por asnjërit prej njërit prej nesh nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”, tha aktori.

/GazetaSinjali/