image Olsa Muhameti i bën thirrje publikisht Bora Zemanit të rikthehet në “Për’puthen”

Bota e Yjeve

Olsa Muhameti i bën thirrje publikisht Bora Zemanit të rikthehet në “Për’puthen”

news image

“Për’puthen” ka mbetur pa drejtuese të programit, pasi Ori Nebijaj ka pranuar mandatin e deputetes.

Pas kësaj ka pasur shumë emra të cilët mund të jenë potencial për të moderuar.

Së fundi, autorja e programit, Olsa Muhameti, ishte e ftuar në “Top Arena” teksa i ka bërë ftesë publikisht Bora Zemanit të rikthehet.

“Ende nuk është vendosur gjithçka, pavarësisht se ka shumë alternativa. Mesa duket, “Për’Puthen” është program hit dhe moderatorët/prezantuesët e shohin si një trampolinë për të bërë karrierë në Top Channel, në ekranin e madh të shqiptarëve. Prandaj nuk është se kanë munguar alternativat, kanë qenë të shumta. Por, personalisht kam bërë një ftesë, jo vetëm personalisht, por edhe zyrtarisht sepse u konsultova me drejtuesen e Top Channel, Lori Hoxhën, dhe i kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në “Për’Puthen”. Bora e njeh shumë mirë programin. Nga ana tjetër, do të ishte kthimi i saj në shtëpi, sepse Bora nuk u largua sepse nuk ka dashur ‘Për’Puthen’ apo “Për’Puthen” nuk e ka dashur Borën, por mori një spektakël të madh siç është “Dancing with the stars” dhe është çështje e menaxhimit të kohës. Aktualisht, përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur. Jo se nuk e do “Për’Puthen”, por unë shpresoj që Bora do ta gjejë kohën për t’i menaxhuar të dyja programet dhe të mos i thotë ‘jo’ ftesës së “Për’Puthen”, tha ajo.

Se çfarë vendimi do të marr Bora, mbetet të zbulohet ditëve në vazhdim.

/GazetaSinjali/