image Olise i hapur për transferim te Real Madrid, Bayern Munich e konsideron të paprekshëm

Futboll

Olise i hapur për transferim te Real Madrid, Bayern Munich e konsideron të paprekshëm

news image

Michael Olise ka shprehur gatishmëri për një transferim të mundshëm te Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës, sipas raportimeve të mediave sportive.

Gazetari Ramon Alvarez ka bërë të ditur se sulmuesi francez është në dijeni të interesimit të gjigantëve spanjollë dhe e sheh me interes mundësinë e një kalimi në “Santiago Bernabéu”, ku drejtuesit e klubit, përfshirë presidentin Florentino Pérez, po e konsiderojnë si një opsion për përforcim të skuadrës.

Raportohet se ka pasur kontakte fillestare mes Real Madridit dhe përfaqësuesve të lojtarit, ndonëse nuk dihet nëse bisedimet kanë qenë direkte apo përmes ndërmjetësve.

Megjithatë, Olise nuk synon të ushtrojë presion për largim nga Bayern Munich, duke respektuar klubin gjerman, i cili nga ana e tij e konsideron lojtarin të paprekshëm dhe nuk ka plane për shitje.

24-vjeçari ka pasur një sezon të shkëlqyer me Bayern Munich, duke regjistruar 22 gola dhe 26 asistime në 55 ndeshje në të gjitha garat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/