image Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3

Bota e Yjeve

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3

news image

Ola Zenelaj dhe Gjesti vazhdojnë të jenë në qendër të debateve në “Big Brother Vip Albania 4”.

Gjatë një përplasjeje mes tyre, Ola i përmendi këngëtarit nga Kosova një episod nga edicioni i “Big Brother Vip Kosova”, kur ai ishte pjesëmarrës.

Banorja i tha se doli jashtë nga fituesi i edicionit të tretë në Kosovë, Drilon Rama, të cilët ishin në televotimin kokë me kokë, nga një avantazh i Leos.

Driloni ka reaguar lidhur me këtë deklaratë.

Ai ka ndarë një video në rrjetin social Instagram, me anë të cilës thotë se ‘vetëm kampionët shkruajnë histori’.

“Mund ta kthesh e ta sjellësh si të duash. Ti je vetëm rol dytësor, ndërsa këtu histori shkruajnë vetëm kampionët”, kanë qenë fjalët e Ramës.

/GazetaSinjali/