image Oktapod dhe kallamari në skarë, dreka zyrtare e kunatës së Ramush Haradinajt që kushtoi afër 300 euro

Kosovë

Dokument/ Oktapod dhe kallamari në skarë, dreka zyrtare e kunatës së Ramush Haradinajt që kushtoi afër 300 euro

news image

Fiks 296 euro i ka kushtuar buxhetit të shtetit vetëm një drekë zyrtare e Vesmira Haxhajt-Haradinajt, kunatës së kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinajt, raporton Gazeta Sinjali.

Haradinaj, e cila ishte bërë zv/drejtore e Financave në Telekom pa konkurs, ka shpenzuar afër 300 euro në drekën zyrtare të 8 nëntorit.

Oktapod në skarë, kallamari në skarë, koc skare janë vetëm disa nga ushqimet e kësaj dreke zyrtare, të cilat i janë faturuar buxhetit të shtetit nga kunata e kryeministrit në largim.

Gazeta Sinjali ka siguruar faturën e drekës zyrtare të Vesmira Haxhajt –Haradinajt, e cila vazhdon me ‘Krudo mix’, ‘Linguine me karkaleca’ ‘Paana Cotta’ e supë peshku.

Kunata e Haradinajt kishte marrë një tjetër vendim kontrovers në gushtin e këtij viti, ku përkundër krizës së Telekomit, ajo kishte porositur 305 telefona në vlerë të 207 mijë eurove.

Në mars të këtij viti, Vasmira Haxhaj – Haradinaj ishte zgjedhur zv/drejtore e Financave në Telekom pa konkurs fare.

Kryeministri në largim kishte mohuar të ketë ndikuar në punësimin e kunatës së tij duke thënë se nuk është në dijeni sesi ishte punësuar në Telekom./Gazeta Sinjali/