image OKB shqyrton tri rezoluta për krizën humanitare në Ukrainë

Botë

OKB shqyrton tri rezoluta për krizën humanitare në Ukrainë

news image

Kombet e Bashkuara do të përballen me tre rezoluta të mërkurën, 23 mars, lidhur përkeqësimin e situatës humanitare në Ukrainë.

Asambleja e Përgjithshme është planifikuar të fillojë të shqyrtojë dy rezoluta rivale të mërkurën në mëngjes – njëra e mbështetur nga Ukraina dhe vendet perëndimore që e bën të qartë se Rusia është përgjegjëse për krizën në rritje humanitare dhe tjetra e sponsorizuar nga Afrika e Jugut që nuk përmend Rusinë.

Ndërkaq, Këshilli i Sigurimit do të votojë për rezolutën e tretë, e cila është e sponsorizuar nga Rusia dhe e kritikuar gjerësisht se nuk i referohet pushtimit të Ukrainës.

/GazetaSinjali/