Numri i njerëzve të zhvendosur për shkak të luftërave dhe persekutimeve në mbarë botën ka kaluar shifrën alarmante prej 122 milionë këtë vit.
Këtë e ka bërë të ditur të enjten Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR), e cila paralajmëron se rritja e vazhdueshme e konflikteve, sidomos në Sudan dhe Ukrainë, po e thellon krizën globale humanitare.
Sipas raportit më të fundit, i cituar nga Reuters kishte mbi 2 milionë më shumë të zhvendosur deri në fund të prillit 2025 krahasuar me një vit më parë. Kjo ndodhi pavarësisht kthimit të një numri të konsiderueshëm sirianësh në vend pas rënies së sundimit të Bashar al-Assad.
Agjencia e OKB-së ka theksuar edhe një tjetër problem serioz si rënien e ndihmës financiare ndërkombëtare.
Sipas OKB-së, fondet për të ndihmuar refugjatët kanë rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2015, ndërkohë që nevojat janë në rritje të vazhdueshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!