Kombet e Bashkuara kanë dërguar racione ushqimore, pajisje mjekësore e furnizime të tjera në Kharviv, Ukrainë të hënën, ka thënë përmes një deklarate, Osnat Lubran koordinatori i OKB-së në Ukrainë.
Furnizimet u siguruan nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP), Organizata Botërore e Shëndetësisë, Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) dhe Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR).
Në koordinim me Kryqin e Kuq të Ukrainës, furnizimet do të dërgohen gjithashtu në “zona që konsiderohen më të vështira për t’u arritur si Izium, Balakliia dhe Chuhuiv”, tha Lubrani, raporton CNN.