image OKB: 10 milionë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë

Botë

OKB: 10 milionë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë

news image

Dhjetë milionë njerëz, më shumë se një e katërta e popullsisë, tani kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë për shkak të luftës “shkatërruese” të Rusisë, tha sot shefi i Kombeve të Bashkuara për refugjatët (përmes AFP).

Ndër përgjegjësitë e atyre që bëjnë luftë, kudo në botë, është vuajtja që u shkaktohet civilëve që detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre”, tha kreu i UNHCR-së, Filippo Grandi.

Lufta në Ukrainë është aq shkatërruese saqë 10 milionë janë larguar ose të zhvendosur brenda vendit, ose si refugjatë jashtë vendit”, tha tutje Grandi.

Rreth 90% e atyre që kanë ikur janë gra dhe fëmijë. Burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60 vjeç kanë të drejtë për thirrje ushtarake dhe nuk mund të largohen, shkruan The Guardian.

UNICEF, agjencia e OKB-së për fëmijë, tha se më shumë se 1.5 milionë fëmijë janë në mesin e atyre që kanë ikur jashtë vendit, duke paralajmëruar se rreziqet me të cilat përballen nga trafikimi dhe shfrytëzimi i qenieve njerëzore janë “reale dhe në rritje”.

Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM) tha gjithashtu se që nga e mërkura, 162,000 shtetas të vendeve të treta ishin larguar nga Ukraina në shtetet fqinje.

Miliona të tjerë kanë ikur nga shtëpitë e tyre, por mbeten brenda kufijve të Ukrainës.

Rreth 6.48 milionë njerëz u vlerësuan të jenë zhvendosur brenda Ukrainës që nga e mërkura, sipas OKB-së dhe agjencive përkatëse, pas një sondazhi përfaqësues të IOM-it.

UNHCR fillimisht vlerësoi se deri në katër milionë njerëz mund të largoheshin nga Ukraina.

Para konfliktit, Ukraina kishte një popullsi prej 37 milionë banorësh në rajonet nën kontrollin e qeverisë, duke përjashtuar Krimenë e aneksuar nga Rusia dhe rajonet separatiste pro-ruse në lindje.

/GazetaSinjali/