image OJQ-të: Qeveria të pranojë kërkesën e KE-së për projekligjin "anti-shpifje"

Rajon

Shqipëri/ OJQ-të: Qeveria të pranojë kërkesën e KE-së për projekligjin “anti-shpifje”

news image

Organizatat e shoqërise civile dhe organizatat përfaqësuese të gazetarëve në Shqipëri kanë kërkuar nga qeveria që të pranojë kërkesën e Komisionit Europian për ta tërhequr nga procedurat parlamentare projektligjin “anti-shpifje”.

Këto organizata theksojnë se në rast se shumica parlamentare do të votojë në kundërshtim të kërkesave të Komisionit Europian këto projektligje, beteja do të vijojë deri në rrëzimin e plotë të çdo tendence anti-demokratike dhe anti-europiane.

Kërkesat e Komisionit Europian përputhen tërësisht me kërkesat e OJQ-të shqiptare, të cilat thonë:

1. Nuk mund të ketë regjim rregullimi administrativ për median online, por regjime të tilla janë të pranueshme por jo të detyrueshme vetëm për median audiovizuale;
2. Një institucion administrativ si AMA nuk mund të zëvendësojë gjykatat në shqyrtimin e ankesave ndaj përmbajtjes së një publikimi;

Tutje, organizatat i kërkojnë qeverisë të pranojë vërejtjet e Komisionit Europian si dhe kërkesën e Komisioneres Mijatovic që specifikisht thotë: “interneti të mbetet i hapur dhe forum publik dhe që të mbizotërojë vetërregullimi në media, përfshirë median online.”/Gazeta Sinjali/

Lista e organizatave
BIRN Albania
Civil Rights Defenders
Citizens Channel
Faktoje
Instituti Shqiptar i Medias
Instituti Shqiptar i Shkencave
Këshilli Shqiptar i Medias
Komiteti shqiptar i Helsinkit
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë
Qendra Res Publica
Qendra Shqiptare MediaLook
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë