image Ofertat ndaj Realit e Cityt, Haaland vendos për skuadrën e tij të ardhshme

Futboll

Ofertat ndaj Realit e Cityt, Haaland vendos për skuadrën e tij të ardhshme

news image

Eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio ka dhënë përditësimet e reja rreth të ardhmes së Haaland, transmeton Sinjali Sport.

Sipas Di Marzios, Manchester City duket favorite për shërbimet e yllit norvegjez pasi oferta e anglezëve është më e mirë sesa e Real Madridit.

Manchester City ka paraqitur tashmë një ofertë joshëse për sulmuesin e Borussia Dortmund, që është një pagë rreth 30 milionë në sezon për pesë vjet. 

Oferta e paraqitur nga anglezët do të përfshinte një klauzolë prej 75 milionë eurove, aq sa kërkonte klubi gjerman.

Ndërkohë oferta tjetër e paraqitur nga klubi spanjoll, megjithatë duket se nuk e ka bindur plotësisht sulmuesin norvegjez, i cili preferon tani një lëvizje drejt gjigantit anglez.

/GazetaSinjaliSport/